Ekspertët e angazhuar nga Komuna e Tetovës bashkërisht me grupin punues të angazhuar me asistencë të Sekretariatit për çështje Evropiane, i cili grup merret me vlerësimin e dëmeve në infrastrukturën rrugore, rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimit, sot do të bëjnë monitorimin e dëmeve të shkaktuara nga ajri, të shkaktuara ditë më parë nga vërshimet që kapluan qytetin e Tetovës dhe disa vendbanime përreth.
Operacioni i fluturimit monitorues do të kryhet me helikopter, nga ku do të bëhet evidentimi i zonave saktësisht nga ku kanë rrjedhur vërshimet dhe si janë zhvilluar ato.
