Gjithçka nisi mirë në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkupit dhe Shkëndisë. Tifo grupi “Shvercerat” të motivuar për derbin e madh shqiptarë, ndezën atmosferën që në fillim të takimit.
Por gjithçka u prish në minutën e 9’ kur sulmuesi mysafir Dashmir Elezi shënoi gol dhe u nis drejt Shvercerave për festuar.
Këta të fundit nuk e përballuan dot dhe nisën me hedhje të gjësendeve, madje disa prej tyre u futën në fushë për të sulmuar lojtarët e Shkëndisë.
Situata u tensionua deri në shkallë sa që u desh të intervenojnë njësia speciale e policisë.
Tashmë dihej që kjo ndeshje nuk do të vazhdohej dhe pritej vetëm konfirmimi zyrtar. Derisa po pritej, tifozët shfaqën një pankartë me mbishkrimin “Gjykate e korruptuar”! duke thirrur emrin e anëtarit të tyre të burgosur Besim Bela.
Ndërkohë lojtarët mysafirë u nisën për të lëshuar fushën, por mezi u futën në zhveshtore nga fishekzjarrët që hidheshin drejt tyre.
Më pas erdhi njoftimi se ndeshja u ndërpre zyrtarisht me çka edhe lojtarët e Shkupit braktisën fushën.
Komisioni pranë FFM-së menjëherë mori vendim që Shkëndija ta fitojë ndeshjen në tavolinë me rezultat 3-0. Gjithashtu pezullohet edhe stadiumi i Shkupit, me çka skuadra e Goce Sedloskit ndeshjet e ardhshme do t’i luaj 100 km larg Çairit.
Ndryshe pasditen e sotme u zhvilluan edhe në tri ndeshje të tjera. Struga Trim i Lum mposhti Bregalnicën 2:0 dhe u kualifikua në gjysmëfinale. Fitore shënoi edhe Maqedonia Gjorçe Petrov ndaj Akademisë Pandev me rezultat 1:0. Dhe Sileksi përmes penalltive mundi Vardarin me rezultat 3-2.
