Një nga pyetjet kryesore të modës që na shqetëson të gjithë është: Si të ecim gjithë ditën me taka të larta dhe kjo të mos shndërrohet në mazohizëm? Shumë do të thonë se bukuria është dhimbje dhe se për pamje sexy duhet të duroni pak telashe, por me të vërtetë, përveç brengave të shumta ju nevojitet edhe të ju vrasin këmbët?Që të ju lehtësojmë sado pak jetën, po ju paraqesim tetë këshilla kryesore të cilat do të ju ndihmojnë që të ecni më rehatshëm me këpucët tuaja të preferuara me taka!
Me kujdes zgjedhni madhësinë
Ndoshta kjo tingëllon si e qartë, por bëhuni i sinqertë me vehten dhe pranoni – sa herë keni blerë këpucë shumë më të vogla? Ky është një nga gabimet më të shpeshta të femrave kur blejnë këpucë. Këpucët mund të kenë kallëpe të ndryshme dhe vetëm për shkak se në kuti shkruan numri i juaj, nuk do të thotë se vërtetë ju përshtaten. Veshni të dyjat dhe ecni nëpër shitore. Mundohuni të mos mendoni se sa shumë ju pëlqejnë, por përqëndrohuni në pyetjen se si ndihen gishtat tuaj në to.
Përshtatni sipas llojit të këmbës
Është shumë e rëndësishme që të përshtatni këpucët me llojin e këmbëve, sa herë që të jetë e mundur. Nëse keni këmbë (shputë) të rrafshta, sigurisht se do të keni mjaft siklet nga takat e larta, për këtë është e rëndësishme që të zgjedhni këpucë të rehatshme, me takë më të sheshtë dhe të trashë.
Zgjidhni një takë të qëndrueshme (stabile)
Ecje me taka të larta pa dhimbje është e mundur vetëm nëse zgjidhni taka të trasha. Me taka të holla marramendëse, këmba nuk është e qëndrueshme, kështu që ngarkesa është më e madhe në nyje dhe muskuj. Mirë, sigurisht që adhuroni “trembëdhjetëshet tuaja vrasëse”, por nëse dëshironi të ecni me këto këpucë çdo ditë, pajtohuni me dhimbjet! Përndryshe, kombinoni – takat e trasha për lëvizje të përditshme, takat e holla për raste të veçanta joshëse. Në situatën e dytë, nuk është keq që të keni pantofla baleti pranë, në rast se ju nevojiten patjetër.
Kushtoni vëmendje sfondit
Një platformë e vogël në pjesën e përparme ose sfond prej gome, dë të lehtësojë presionin e këmbëve dhe t’i bëjë hapat më të lehtë. Këpucë klasike saloni në të cilat këmbën e ndajnë nga betoni vetëm pak milimetra të materialit, ndoshta do të ju hapë më shumë talashe, kështu që i veshni vetëm kur e dini se nuk do të duhet të ecni shumë.
Pushoni këmbët
