Tetë të vdekur dhe 771 raste të reja me Covid-19

TË FUNDIT

Tetë persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar edhe 771 raste të reja me koronavirus në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.937 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Brenda 24 orëve janë raportuar tetë raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, numri total i viktimave nga covid-19 është 1 mijë e 752.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 666 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 67.731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.909.

Numri total i rasteve pozitive është 81.392 raste nga 379.904 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2. /21Media