Tërmeti në Turqi, gjendet i vdekur në rrënoja aktori i njohur i serialit “Osmani”

TË FUNDIT

Tërmeti 7.8 ballë që goditi Turqinë më 6 shkurt i ka marrë jetën atorit të njohur të serialeve turke Cagdas Cankaya dhe gruas së tij, muzikantes Zilan Tigris.

Aktorja i njohur u gjet i pajetë në rrënoja së bashku me bashkëshorten. Lajmi u konfirmua nga produksioni i një prej serialeve më të famshëm ku aktori kishte marrë pjesë, “Kurulus Osman”.

Në postimin e bërë në instagram, produksioni jep lajmin e trisht dhe i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e njerëzve të dashur.

“Jemi të pikëlluar nga vdekja e Cagdas Cankaya, aktorin e çmuar të serialit tonë, si dhe gruas së tij, muzikantes Zilan Tigris. Zoti i mëshiroftë të gjithë qytetarët që humbën jetën në tërmet. Shprehim ngushëllime për të afërmit e tyre. U prehshin në paqe”, thuhet në postim.