Tërmet vdekjeprurës godet Kinën

TË FUNDIT

Një tërmet i fuqishëm në jugperëndim të Kinës la së paku 12 njerëz të vdekur dhe mbi 100 të lënduar, thanë zyrtarët.

Tërmeti me magnitudë 6.0 goditi pranë qytetit Jibin, në provincën Sihuan.

Mbi 4 mijë njerëz u evakuuan nga shtëpitë e dëmtuara.

Tërmeti u pasua nga së paku katër dridhje të tjera. Në provincën Sihuan ka shpesh tërmete.

Në vitin 2008, një tërmet prej 7.9 ballësh atje ka lënë 87 mijë njerëz të vdekur ose të zhdukur./21Media