Tërmet prej 7 ballësh në Japoni, alarm për cunami

TË FUNDIT

Një tërmet i fortë e goditi Japoninë sot, me intensitet prej 7,0 ballësh, ndërsa më pas u dha paralajmërimi për cunami të mundshëm në bregun verilindor të shtetit.

Instituti gjeologjik i SHBA-së (USGS) fillimisht fuqinë e tërmetit e vlerësoi me 7,2 ballë, por më pas e korrigjoi me 7,0 ballë.

Tani për tani nuk ka raporte për dëme në tërmetin që u ndje në kryeqytetin Tokio.

Tërmeti ndodhi pak pas orës 18:10 sipas kohës lokale (10:10 sipas kohës së mesme evropiane)

Epiqendra e tërmetit ka qenë 27 kilometra në lindje të Ishinomakit në thellësi prej 60 kilometrash. Kjo është pranë bregut të prefekturës Mijagi, në verilindje, e cila u godit në mënyrë serioze në tërmetin e madh dhe cunamin e vitit 2011.

Sipas Agjencisë japoneze të meteorologjisë, tërmeti ka shkaktuar valë në gjatësi prej rreth një metri.

Deri më tani nuk ka denoncime për dëme në prefekturën Mijagi, ndërsa kompanitë elektrike janë duke e vlerësuar gjendjen e centraleve bërthamore në këtë rajon, transmetojnë mediat japoneze.