Tërmet prej 4,5 ballë në afërsi të ishullit grek Kretë

TË FUNDIT

Në pjesën detare ndërmjet ishujve grek Kretë dhe Kasos, në mëngjes ishte regjistruar tërmet  me magnitudë prej 4,5 ballë, sipas të dhënave të Institutit gjeodinamik të observatorisë kombëtare greke, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Epiqendra ka qenë 48 kilometra në veriperëndim të Kasos, ndërsa tani për tani, nuk ka informata për të lënduar ose dëm material.