Tërmet mesatar me intensitet prej 3.7 ballë sipas shkallës Rihter në orën 2:20 pas mesnate është ndjerë në rajonin e epiqendrës së Ohrit. Sipas laboratorisë makrosizmike evropiane epiqendra e dridhjes ka qenë në afërsi të aeroportit të Ohrit ndërsa në hyrje të fshatit Orovnik dy kilometra nga shtresa e tokës. Deri më tani nuk ka informata për dëme materiale të shkaktuara përveç shqetësimit te popullata lokale.
