Tërmet në Turqinë juglindore

TË FUNDIT

Një tërmet me magnitudë 4.1 është regjistruar sot në rajonin Malatja të Turqisë juglindore, njoftoi Drejtoria e Qeverisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD).

Sipas të dhënave të AFAD-it, tërmeti është regjistruar në orën 11 e 23 minuta, ndërsa epiqendra e tërmetit ishte në qytetin Akçadag, ndërsa thellësia e tij ishte 12,56 kilometra.

Nuk ka raporte për dëmë ose njerëz të lënduar.

Malatja është një nga njëmbëdhjetë rrethet më të goditura nga tërmetet me magnitudë 7.6 dhe 7.7 ballë të 6 shkurtit. Sipas të dhënave zyrtare, numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në vend është mbi 50 mijë, ndërsa të lënduarit janë rreth 115 mijë persona.