Rrjeti telemetrik sizmologjik i Republikës së Maqedonisë, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, të mirëmbajtur nga Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave të Natyrës dhe Matematikës në Shkup, sonte, 12 Mars 2021 në 20:40, regjistroi një tërmet në rajonin e Pollogut me epiqendër 50 kilometra në jugperëndim të Shkupit.

Tërmeti ishte me magintudë 3.0 sipas shkallës Rihter.
Sipas të dhënave, tërmeti është ndjerë në Gostivar, Dibër, Mavrovë dhe Kërçovë me intensitet 3.0 ballë.
