Tërmet në Mal të Zi dhe Shqipëri, lëkundjet ndihen në disa qytete

TË FUNDIT

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Shqipëri në orët e para të mëngjesit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti me magnitudë 4.4 në shkallën Rihter ra rreth orës 2:42.

Epiqendra ishte në Ulqin të Malit të Zi, rreth 17 kilometra në jugperëndim të Lezhës. Thellësia e lëkundjeve raportohet se ishte 15 km. Rreth 1 orë më vonë paslëkundjet u zbutën me magnitudë deri 2.2 po në Ulqin, por këtë herë edhe më afër Lezhës në distancën 10 km.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kroaci.