Tërmet me magnitudë prej 3,1 ballë godet qytetin e Lezhës

TË FUNDIT

Tërmet me magnitudë prej 3,1 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar pasdite në Shqipëri.

Epiqendra e dridhjes, e cila është ndjerë në orën 13:35 është 11 kilometra  nga qyteti i Lezhës dhe gjashtë kilometra  në veri të Rubikut.

Tërmet me magnitudë prej 4,2 ballë dhe epiqendër në Lezhë  ishte regjistruar  mbrëmjen e 12 shtatorit, i cili është ndjerë edhe në Maqedoninë e Veriut.

Në mëngjes, më 13 shtator ishin regjistruar edhe dy tërmete  në rajonin e njëjtë, me magnitudë prej 2,3 dhe 2,4 ballë sipas Rihterit.

Njëra dridhje ishte me magnitudë prej 2.3 ballë, ndërsa tjetra me 2.7 ballë sipas shkallës Rihter. vt/sa/