Tërmet jashtëzakonisht i fuqishëm në Peru

TË FUNDIT

Tërmet me magnitudë 8.0

Një tërmet me magnitudë 8.0 goditi Perunë veriore të dielën në një thellësi prej më shumë se 100 kilometra, sipas Qendrës së Studimit Gjeologjik të SHBA-së.

Tërmeti e kishte epiqendrën 180 kilometra në perëndim të Moyobamba dhe deri më tani nuk është raportuar për të lënduar, transmeton rtv21.tv.

Një tërmet me magnitudë 8.0 është jashtëzakonisht i fuqishëm dhe mund të ndihet 150 milje larg nga epiqendra./21Media