Tërmet i ri në afërsi të Petrinjes

TË FUNDIT

Një tërmet i ri me intensitet prej 3.1 ballëve të shkallës Rihter e ka goditur sot pjesën qendrore të Kroacisë.

Epiqendra u raportua afër qytetit të Petrinje, kumtoi Shërbimi sizmologjik kroat.

Një tërmet me madhësi prej 3.9 ballëve të shkallës Rihter e ka tronditur të njëjtën zonë mbrëmë pas mesnate.

Më 29 dhjetor të vitit 2020, qyteti i Petrinje u shkatërrua pothuajse plotësisht nga një tërmet katastrofik me madhësi prej 6.2 ballëve të shkallës Rihter, i cili mori jetën e të paktën shtatë njerëzve dhe lëndoi shumë të tjerë.