Tërmet me fuqi prej 4.6 ballëve sipas Rihterit, është regjistruar shkurt pas orës 7 sot në mëngjes sipas kohës lokale në pjesën detare midis krahut të dytë dhe të tretë të Halkidikit 23 kilometra në jugperëndim të Atosit, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Tërmeti i sotëm është pjesë e një sërë tërmetesh, të cilat kanë epiqendër të njëjtë sikurse ai me fuqi prej 5.2 ballësh që u ndje dje në Malin e Shenjtë. shk/
