Tërmet i rëndë në Mesdhe! Së paku 4 të vdekur dhe 120 të lënduar në Turqi! (VIDEO)

TË FUNDIT

Deri më tani raportohet për shkatërrimin e shumë ndërtesave, teksa Izmiri është mbuluar nga një re pluhuri. Organi për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë tha se tërmeti kishte një magnitudë 6.6 të shkallës të Rihterit.

Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare tha se tërmeti kishte magnitudë prej 6.9 shkallësh me një epiqendër 13 kilometra në verilindje të ishullit grek të Samos ndërsa Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara njoftoi për një fuqi 7.0 shkallë të Rihterit.

Mediat turke shfaqen pamje të rrënojave të një ndërtese shumëkatëshe në Izmirin qendror, dhe njerëz që ngjiteshin në të për të arritur tek ekipet e shpëtimit. Pamjet tregonin edhe për tym në disa pika në Izmirin qendror.

Mediat turke thanë se tërmeti u ndje në të gjithë rajonet e Egjeut dhe Marmaras, ku ndodhet edhe qyteti i Stambollit. Guvernatori i Stambollit tha se nuk ka raporte për dëme.

Tërmeti u ndje gjithashtu në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë. Mediat greke thanë se banorët e Samos dhe ishujve të tjerë u larguan nga shtëpitë e tyre. Nuk ka raportime të menjëhershme për të plagosur.

Ndërkohë, pas tërmetit një valë uji është përplasur në brigjet e Izmirit duke shkaktuar një cunam të vogël.

Ndërkohë, së fundmi mediat italiane kanë dhënë alarmin për cunam në Mesdhe.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pas tërmetit të fuqishëm që goditit Izmirin.

“Jemi afër të gjithë qytetarëve, do bëjmë të pamundurën që t’i shpëtojmë ata”- shprehet Erdogan.