Tërmet i fuqishëm në jugperëndim të Iranit

TË FUNDIT

Një tërmet me magnitudë 5,2 ka ndodhur në provincën Fars në jugperëndim të Iranit.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Sizmologjike të Iranit, tërmeti me magnitudë 5,2 ballë, epiqendra e të cilit ishte në fshatin Dorz në provincën Fars, është regjistruar në orën 09:35 me orën lokale.

Njoftohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash.

Ende nuk është dhënë asnjë deklaratë nëse ka pasur dëme në jetë apo materiale pas tërmetit.