Tërmet me magnitudë 6.6 sipas shkallës së Rihterit është regjistruar në afërsi të ishullit Simelue në Indonezi, njofton Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare.
Sipas të dhënave të para, epiqendra ka qenë rreth 46 kilometra në jug të qytetit Sinabung, ku jetojnë rreth 15 mijë banorë, ndërsa thellësia e tërmetit është regjistruar në 25 kilometra.
Nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, dhe autoritetet nuk kanë shpallur rrezik për cunami.
