Tërmet i fuqishëm në Greqi, ndjehet edhe në Turqi

TË FUNDIT

Tërmet i fuqishëm me intensitet prej 5,8 ballë është regjistruar gjatë natës në pjesën detare, 23 kilometra në veri të ishullit grek Rodos dhe në afërsi të bregdetit turk, ndërsa deri më tani nuk janë raportuar dëme të mëdha.

Sipas mediave greke tërmeti është ndjerë sidomos në Rodos, ndërsa banorët kanë dalë në rrugë.

Profesori dhe kryetari i Organizatës për planifikim dhe mbrojtje nga tërmetet, Eftimios Lekas për televizionin shtetëror grek ERT tha “bëhet fjalë për tërmet, karakteristika kryesore e të cilit është thellësia, e cila është 60 kilometra” dhe për këtë me siguri është tërmeti kryesor dhe prandaj është ndjerë në rajonin më të gjerë dhe në Turqi, por “pa ndikim të madh mbi sipërfaqe, nuk do të ketë cunami dhe para se gjithash, nuk do të ketë lëkundje të fuqishme të mëtejshme”.

Prefekti i pjesës jugore të Detit Egje, Jorgos Haximarkos, gjithashtu për ERT theksoi se tërmeti ka qenë i fuqishëm dhe se shumë turistë që janë në ishull janë frikësuar dhe kanë dalë nga hotelet.