Tërmet i fuqishëm në Alaskë, është dhënë paralajmërim për cunami

TË FUNDIT

Një tërmet i fuqishëm, me intensitet prej 8.2 ballëve sipas shkallës së Rihterit, e ka goditur sot bregun e shtetit amerikan të Alaskës. Pas tërmetit është dhënë alarmi për cunami.

Tërmeti shumë I fuqishëm është evidentuar në rreth 91 kilometra në lindje-juglindje të Periuil, Alaskë dhe ka ndodhur rreth orës 22:15 minuta, të mërkurën në mbrëmje, sipas kohës locale gjegjësisht në mëngjes sipas kohës së Evropës Qendrore, kumtoi Enti gjeologjik amerikan.

Është regjistruar në thellësi prej 46.7 km, tërmeti konsiderohet i cekët. Tërmetet e cekëta janë nga 0 deri në 70 km të thella. Të paktën dy pas-tronditje të forta pasuan, me madhësi prej 6.2 dhe 5.6 të shkallës Rihter, kumtoi enti gjeologjik.

Në Alaskë, Qendra kombëtare për paralajmërim për cunami ka dhënë paralajmërim për pjesët jugore, Gadishullin dhe zonat bregdetare të Paqësorit nga Hinçinbruk deri në vendkalimin Unimak.

Qendra e Paqësorit për paralajmërim nga cunami ka dhënë paralajmërim për shtetin amerikan Havai dhe territorin amerikan paqësor Guam./MIA