Tërmet i fuqishëm në Afganistan

TË FUNDIT

Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 goditi sot në mëngjes provincën Herat në perëndim të Afganistanit, pasi tërmeti i mëparshëm vrau më shumë se 2400 njerëz dhe rrafshoi fshatra të tëra.

Epiqendra e tërmetit të ri ishte rreth 28 kilometra nga Herat, kryeqyteti i provincës Herat me të njëjtin emër, në një thellësi prej 10 kilometrash, tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA.

Epiqendra e tërmetit katastrofik që ndodhi të shtunën ishte rreth 40 kilometra në veriperëndim të atij qyteti provincial dhe u pasua nga disa pasgoditje të tjera të forta.

Një zëdhënës i talebanëve njoftoi të dielën se numri i viktimave kishte tejkaluar 2,400 dhe se rreth 2,000 shtëpi në 20 fshatra ishin shkatërruar.