Tërhiqet projektligji për mospublikim të bombave!

TË FUNDIT

Kuvendi i Maqedonisë njoftoi se është tërhequr projektligji për ndalimin e posedimit, përpunimit, publikimit dhe pasjes në dispozicion të materialeve të përgjimeve.  Siç thuhet në kumtesë, propozuesit sonte kanë nënshkruar tërheqjen e propozim-ligjit, kurse tani është duke rrjedhur procedura formale për tërheqjen e propozimit.
Është bërë publike kërkesa për tërheqje nga ana e deputetit Mukoski, por jo edhe ajo e deputetit Talat Xhaferi, i cili këtyre ditëve, e edhe sot gjer në moment të fundit këmëngulte të mos tërhiqet projektligji.

Vendimi ka ardhur pas bisedimeve intensive të ndërmjetësve ndërkombëtarë me përfaqësuesit e partive VMRO-DPMNE dhe BDI, që ishin propozues të ligjit. Sipas marrëveshjes së re, katër partitë politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos, duhet të përgatisin propozim – ligj të ri për përgjimet.