Tërhiqet nga funksioni Ambasadori amerikan në Kinë

TË FUNDIT

Sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo bëri të ditur se Ambasadori amerikan në Kinë, Teri Brenstad është tërhequr nga funksioni, përcjell tv21.tv

Pompeo nëpërmjet Tuiter ka falënderuar Ambasadorin Branstad duke theksuar: “Ka kontribuuar për balancimin e marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe Kinës, që të orientohen drejtë rezultateve, reciproke dhe korrekte”.

Tani për tani nuk dihen shkaqet për largimin e Ambasadorit, ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës theksoi se nuk është njoftuar për dorëheqjen e tij.