Kryetari i Harkovit, Igor Terehov, deklaroi se është i bindur se forcat ukrainase do ta mbrojnë qytetin.
Të paktën tre persona u vran , ndërsa 16 u plagosën nga bombardimet në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës sot, tha guvernatori rajonal.
“Unë besoj se ne do të mbrojmë Harkovin. Ne nuk do t’i japim një shans agresorit rus që ta marrë atë, kjo është shumë e rëndësishme për ne, tha kryetari Terehov.
Ai shtoi se ofensiva ruse po kryhet dhe po avancohet nga veriu.
“Me sa di unë, aty po zhvillohen beteja të ashpra dhe forcat ukrainase po refuzojnë me sukses armikun”, tha kryetari i Harkovit, Igor Terehov.
