eklaratat e ministrit turk për Punë të Brendshme, Sulejman Sojlu se Greqia është qendër për stërvitje të terroristëve janë provokuese dhe nuk kanë të bëjnë me të vërtetën dhe realitetin dhe e gjithë Evropa e di këtë, tha ministri për Mbrojtje civile të Greqisë, Takis Teodorikakos, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Teodorikakos, shton se “Turqia vazhdon të abuzojë me njerëzit fatkeq, emigrantë të paligjshëm, siç e bëri këtë në mars të vitit 2020, duke i shtyrë ata shumë herë dhunshëm drejt kufijve tanë, që janë kufijtë e Evropës me Turqinë”.
“Nuk do ta lejojmë këtë. I mbrojmë kufijtë tanë në emër të drejtësisë ndërkombëtare”, theksoi ministri grek.
Siç transmetojnë mediat greke, ministri i Brendshëm i Turqisë, Sojlu tha se Greqia po trajnon anëtarët e PKK-së në Lavrio afër Athinës me çka pasoi demanti nga Teodorikakos.
