Tentimi për të ndaluar emrat shqip të rrugëve në Shkup, Abazi: Kishte sulm të paparë ndaj meje, pa i ditur arsyet e vërteta

TË FUNDIT

Nënkryetarja e Qyteti të Shkupit, Bujare Abazi në një deklaratë për TV21 tha se është sulmuar padrejtësisht rreth propozimit për shfuqizim të vendimi për ndryshimin e emrave të rrugëve, urave dhe shesheve në rajonin e Qytetit të Shkupit. Abazi thotë ligjërisht emrat e rrugëve nuk janë ndryshuar pasi ndeshen me Ligjin për Regjistrim.

“Sot kishte një sulm të paparë ndaj meje, duke mos i ditur arsyet se për çka bëhet fjalë. Nuk ka të bëj me përpërjen e dokumentit, ka të bëj me vendimin e sjellur nga ish Këshilli i kaluar me 30 mars, i cili vendim duke nisur nga fakti se është sjellur vetëm dy ditë para afatit kur kemi filluar regjistrimin me 1 prill, dhe me ligjin për regjistrim nuk guxoni një vit para të bëni ndryshime të rrugëve ose adresave pikërisht për shkak të implikimit të këtyre ndryshimeve në regjistrim. Është sjellur vendim që si i të tillë ka mbetur ngërç në Regjistrin Qendror, është i bllokuar, këto rrugë nuk thirren me këto emra që përmban dokumenti. Në asnjë moment nuk ka qenë e vënë në pikëpyetje përbërja ose emri i rrugëve, por dokumenti që është sjell dhe rri ngërç në Regjistrin Qendror.