Tentim të grabitet banka në Gjorçe, i dyshuari gjuan policinë, përfundon në spital

TË FUNDIT

Një person i maskuar dhe i armatosur ka vjedhur “Stopanska bankën” në Gjorçe Petrov. Ai ka arritur të largohet nga vendi me një shumë të parave, por udhëtimi i tij ka zgjatur vetëm 5 kilometra. Ai është ndaluar nga “Alfat” afër urës “Vllajko”. I dyshuari ka refuzuar të ndalojë, dhe ka filluar të gjuajë me armë zjarri drejt policëve. Policia është kundërpërgjigjur dhe ka plagosur grabitqarin, i cili është transferuar në Spitalin e Qytetit.

“Shumë shpejt pas ikjes së tij pas vjedhjes, personi është vërejtur në afërsi të urës “Vllajko”. Nga ana e ekipit të njësisë mobile “Alfa” kanë tentuar që ta ndalojnë, dhe sipas të dhënave personi ka filluar të gjuajë me armë zjarri drejt policisë .  Nga njësia mobile i janë përgjigjur zjarrit, kurse shpejtë pas gjuajtjes i dyshuari ka ndaluar veturën dhe menjëherë me ndihmë të shpejtë është dërguar në qendrën spitalore të qytetit”, informoi Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB.

Dëshmitarët thonë se ngjarja ka ndodhur si në film. Janë dëgjuar më shumë se 20 të shtëna, por fatmirësisht asnjë nga kalimtarët e rastit dhe dyqanet përreth nuk kanë pësuar.

Furkan Saliu