Tensionet në veri të Kosovës, Ischinger fajëson Serbinë

TË FUNDIT

Ish-emisari gjerman në bisedimet Kosovë-Serbi gjatë vitit 2007-2008, Wofgang Ischinger, tha se është i shqetësuar për tensionet në veri.

Ai për këtë fajësoi Serbinë, ndërsa kërkoi nga Bashkimi Evropian që të veprojë urgjentisht.

“Thellësisht i shqetësuar për tensionet e vazhdueshme. Veprim/roli vendimtar i BE-së urgjent. A është vënë në dijeni Serbia se nxitja e dhunës në shtetin fqinj, Kosovën, do ta bënte të pamundur vazhdimin e procesit të anëtarësimit në BE?”, ka shkruar Ischinger në Twitter, duke i etiketuar Josep Borrell dhe Ursula von der Leyen./21Media