Tensionet Iran-SHBA, Guterres: Dialogu i domosdoshëm për të shmangur krizën

TË FUNDIT

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka bërë thirrje urgjente për dialog me Iranin, duke e vënë theksin te programi bërthamor dhe tensionet e fundit në rajon.

Gjatë një konference për shtyp në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Guterres paralajmëroi se një krizë e mundshme mund të ketë pasoja shkatërruese për Lindjen e Mesme. Ai theksoi se është e domosdoshme të arrihet një marrëveshje përmes dialogut, për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve.

“Po ndjekim me shqetësim zhvillimet e fundit dhe besojmë se vetëm dialogu mund të sjellë një zgjidhje, sidomos për çështjen bërthamore, dhe të parandalojë një krizë me pasoja katastrofike për rajonin”, tha kreu i OKB-së.

Ai gjithashtu dënoi ashpër shtypjen e dhunshme në Iran, duke nënvizuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të monitorojë situatën dhe të përpiqet për një qasje paqësore dhe të koordinuar.