Tensione pas ndeshjes Tirana-Zrinjski jashtë stadiumit “Air Albania”, disa policë të plagosur

TË FUNDIT

Disa policë janë plagosur pasi pati përplasje mes tifozëve boshnjakë, pas ndeshjes së dy skuadrave Zrinjskit dhe Tiranës në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet në kuadër të Conference League.

Nuk dihet nëse tifozët e skuadrës boshnjake të Zrinjskit janë përplasur fillimisht me tifozët e Tiranës.

Përplasja e dhunshme ka ndodhur jashtë ambienteve të stadiumit “Air Albania” pak minuta pasi arbitri fishkëlleu për përfundimin e takimit që u mbyll me shifrat 0-1 për kundërshtarët.

Tifozët kanë hedhur shishe dhe sende të marra nga lokalet përreth në drejtim të policisë, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur edhe me gaz lotsjellës.

Policia është detyruar të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë tifozët.

Tashmë ambientet jashtë stadiumit janë kthyer në skenë krimi, ndërsa po vendoset shiriti nga policia.