Temperatura të larta deri në 34°C, pasdite mundësi për reshje lokale shiu

TË FUNDIT

Sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Nga mesdita pritet zhvillim lokal i vranësirave jostabile, të shoqëruara me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima, erë të përforcuar dhe kushte për paraqitje të izoluar të motit të ligë afatshkurtër me breshër.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 10 deri në 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 27 deri në 34 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, në disa pjesë të luginës pritet jostabilitet me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar. Temperatura do të lëvizë nga 15 deri në 32 gradë Celsius.

Në ditët në vijim do të vazhdojë moti i ngrohtë. Paradite do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare, ndërsa pasdite do të ketë zhvillim lokal të vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Për shkak të energjisë së madhe në atmosferë, do të ketë kushte për procese më intensive dhe paraqitje të izoluar të motit të ligë me breshër.