Moti në vend do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 18, ndërsa ajo e ditës prej 33 deri në 39 gradë. UV-indeksi do të jetë 9.
Në Shkup, mot me diell dhe shumë ngrohtë. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 17, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 37 gradë.
Nga nesër moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa do të ketë edhe zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit erë përkohësisht e përforcuar veriore, ndërsa temperatura e ditës gradualisht do të bie.