Moti në vendin tonë do të jetë kryesisht me vranësira, në pjesët lindore me periudha të kohëpaskohshme me diell. Në pjesët perëndimore do të ketë kushte për reshje të dobëta të shiut, ndërsa në male reshje të dobëta të borës. Pasdite përgjatë Vardarit do të fillojë të fryjë erë e përforcuar veriore, e cila gjatë natës do të zgjerohet çdo kund.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 1 deri 5 gradë, ndërsa e ditës prej 9 deri 14 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, pasdite me erë të përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 5 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 10 gradë.
Të hënën do të mbisundojë mot me vranësira, i ftohtë de me erë me erë të përforcuar veriore. Më pas pason periudha e motit stabil. Më me diell do të jetë të martën, ndërsa nga e mërkura do të ketë vranësira të matura dhe kushte për mjegull nëpër fushëgropa.
