Tema kryesore të samitit BE-Kinë: Hong-Kongu, të drejtat e njeriut, Kovid-19, lajmet e rrejshme…

TË FUNDIT

Takimi i njëzet e dytë i liderëve mes BE dhe Kinës  u mbajt sot përmes  lidhjes  me video-konferencë, ndërsa takimi edhe pse ishte në atmosferë të rëndë, ishte i frytshëm, porositën nga ana evropiane.

Në rend dite  ishin të gjitha  temat aktuale më të rëndësishme mes dy blloqeve: gjendja  me koronavirusin,  por një pjesë e madhe e bisedave ishin përkushtuar në  marrëdhëniet tregtare, të cilat BE-ja i vlerëson si të pabalancuara dhe të pabarabarta.

“Nuk është realizuar përparimi i dëshiruar  në lidhje me barrierat  për qasje të tregut.  Duhet urgjentisht të kthehemi në këtë  dhe dëshirojmë  ambicie më të madhe nga ana e Kinës për lidhje të  marrëveshjes së përbashkët investuese”, potencoi kryetarja  Fon der Lajen.

BE konsideron se marrëveshja e tillë urgjentisht duhet të lidhet  që të harmonizohen rregullat  e lojës tregtare dhe investuese mes të dy palëve. Por, për atë nevojitet Pekini të tregojë  transparencë më të madhe  në lidhje me pronësinë e ndërmarrjeve, si dhe rreth subvencioneve, porositi  ana evropiane  sot në konferencën për shtyp.

Para disa ditësh Komisioni Evropian propozoi të vendosen rregulla të reja  me të cilat do të mund  të parandalohet  subvencionimi i firmave  në territorin evreopian nga ana e vendeve të treta si Kina.

Fon der Lajen në konferencën për shtyp përkujtoi edhe se “BE-ja e di mirë” se kush qëndron pas “dezinformatave të rritura” në internet dhe u porositi autoriteteve kineze se “kjo nuk mund të tolerohet”. E njëjta vlen edhe për  kiber sulmet  mbi strukturat e rëndësishme evropiane  të shënuara në muajt e fundit.

“I kemi parë sulmet  ndaj  sistemeve kompjuterike, spitalet…Saktë e dimë  se prej ku është preardhja e tyre, e njëjta vlen edhe për dezinformatat”, tha shefja e Komisionit Evropian.

Mishell dhe Fon der Lajen  e bindën opinionin evropian se nga Pekini kanë kërkuar “urgjentisht” ta garantojë  lirinë e popullatës në Hong Kong dhe ta respektojnë parimin  e një shteti,  dy sisteme,  mbi të cilin pushojnë  marrëdhëniet mes Kinës dhe Hong-Kongut. Parim i cili është rrezikuar prejse  Pekini vendosi ligj të ri të sigurisë.

“Seriozisht jemi të brengosur për  ligjin e sigurisë dhe kërkuam nga Kina t’i plotësojë përpjekjet e tij  se do ta garantojë  shkallën e lartë të autonomisë dhe lirisë së Kong Kongut”, tha Mishell.

Kryetarja e KE-së shtoi se “Kina rrezikon shumë pasoja negative  nëse e fut këtë ligj”, por e pranoi se Pekini nuk e ndan  këtë qëndrim të Unionit.

“Marrëdhënia jonë me Kinën nuk është e lehtë, por punojmë në të”, përfundoi Fon der Lajen.

Anën evropiane e përfaqësuan kryetarët e Këshillit dhe Komisionit, Sharl Mishell dhe Ursula fon der Lajen, së bashku me shefin e diplomacisë, Josep Borel. Nga ana kineze presidenti Si Xhinping dhe kryeministri Li Keçiang./MIA