Telekomi prezanton produktet më të reja në treg/ Bogatinovski: Telekomi ka përvojë për të ndihmuar bizneset në digjitalizim

TË FUNDIT

Telekom ka prezantuar produktet më të reja në treg, ndërsa drejtori komercial për shfrytëzues afarist Marjan Bogatinovski thotë se i kanë zgjidhjet digjitale më moderne, të gatshëm për të ndihmuar bizneset në digjitalizim, zgjidhjet për qytetet inteligjente dhe siguri kibernetike.

“Digjitalizimi është faktori kyç ndërsa “Telekom” e ka vizionin social dhe se telekomi ka resurset, njohuritë, përvojat për të ndihmuar bizneset, institucionet në rritjen digjitale. / Telekomi i ka ofruar tashmë shërbimet për qytetet inteligjente të republikës, ndaj ne e kemi mbuluar tashmë me ndriçim inteligjent po ashtu qyteti i Shkupit me “smart-city-Skopje”. Më tutje ne punojmë në zhvillimin e produkteve tona, nënkupton zgjidhje në fushën e qyteteve inteligjente me zhvillimin tonë të harduerit, softuerit dhe gjithçka që duhet për të zhvilluar zgjidhje që në të vërtetë do të kenë benefite për të gjithë qytetarët.”- deklaroi Marjan Bogatinovski, Drejtor Komercial për Shfytëzuesit Afaristë në Telekom.