Telekomi i Maqedonisë me rritje në internet dhe segmentin TV, trend pozitiv në shërbimet IKT

TË FUNDIT

Telekomi i Maqedonisë kumtoi se në nëntë muajt e parë të vitit 2020 shënoi rezultate të mira kundrejt të gjitha sfidave të punës që i imponoi pandemia Kovid-19.

Sipas të dhënave financiare kompania shënon rritjen të numrit të abonuesve në pjesën e internetit dhe televizionit, ndërsa trend pozitiv ka edhe në segmentin IKT.

“Baza e përdoruesve me qasje në internetin me shtrirje të gjerë është rritur për  4,7 për qind, me ç’rast numri i përgjithshëm arrin në 209,8 mijë. Telekomi i Maqedonisë edhe më tej mbetet në pozicionin lider në treg në segmentin TV, duke ofruar përmbajtje ekskluzive dhe një përvojë unike televizive. Me rritjen e numrit të këtyre abonuesve për 5 për qind, në nëntë muajt e parë të vitit 2020 Makedonski Telekom e përforcon pozicionin e tij udhëheqës me një bazë prej mbi 140 mijë abonuesish. Si rezultat i kësaj rritje, shënohet zmadhim i të ardhurave nga segmenti i internetit për 1,9 për qind dhe nga segmenti TV për 7,1 për qind”, qëndron në kumtesë.

Të ardhurat  në nëntë muajt e parë të vitit, siç theksohet janë stabile, për 0,1 për qind më pak në krahasim me vitin paraprak dhe arrijnë 7,927 milionë denarë. Përfitimi operativ para normës së interesit, tatimi dhe amortizimi (EBITDA) është ulur për 5,2 për qind, për shkak të rritjes së të ardhurave operative në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. mb/