Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ad’hanom Greberejsus, sot deklaroi se komentet e sekretarit shtetëror amerikan Majk Pompeo për pavarësinë e tij ishin të pavërteta dhe nuk do ta pengojnë organizimin në punën e tyre me luftën kundër koronavirusit.
Tedros ishte ekspozuar në kritika, veçanërisht nga ana e presidentit amerikan Donald Tramp dhe sekretarit Pompeo, të cilët e akuzuan se është pro-kinez, transmetuan mediat britanike.
“Komentet janë të pavërteta dhe të papranueshme dhe pa kurrfarë baze pas kësaj çështje”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së si përgjigje e pyetjes së brifingut në Gjenevë për komentet e Pompeos nga Londra, kur e vuri në dyshim pavarësinë e tij.
“Fokusi ynë i vetëm dhe i gjithë organizatës është në shpëtimin e jetëve”, tha Tedros, duke shtuar se OBSH nuk do të përzihet në komentet e tilla dhe nuk dëshiron të pengohet as bashkësia ndërkombëtare. Ai, gjithashtu, theksoi se OBSH shënon transmetim intensiv të koronavirusit në një numër relativisht të vogël të vendeve.
“Dy e treta e rasteve janë nga 10 shtete. Pothuajse gjysma e rasteve janë regjistruar vetëm në tre vende”, tha Tedros.
