Njeriu i parë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Gebrejeus, vlerëson se qasja fillestare për vaksinat në mbarë botën është në interes të gjithsecilit dhe të çdo vendi, duke shtuar se akumulimi i vaksinave në disa vende mundet vetëm se ta prolongojë pandeminë.
“Nacionalizmi i lidhur me vaksinimin do ta prolongojë pandeminë, nuk do ta shkurtojë”, tha ai në Forumin e paqes në Paris, duke paralajmëruar se virusi do të vazhdojë të përhapet dhe rimëkëmbja ekonomike në nivel global do të ngadalësohet nëse njerëzit në vendet e varfra nuk mund të vaksinohen.
“Disa vende blejnë më shumë vaksina prej përpara, në sasi që janë mbi dyfish më shumë se numri i popullsisë, me çka rrezikohet disponimi i vaksinës për vendet e tjera”, deklaroi Tedros.
