Sh.A. EMV sot njoftoi se termocentrali Osllomej në mënyrë parandaluese është shkyçur nga regjimi i punës pas shfaqjes së vibracioneve në sistemin në pjesën e ventilimit, që javën e kaluar u përfshi nga zjarri gjatë vetëndezjes së qymyrit.
“Po kryhen sërish kontrolle nga ana e firmës së autorizuar të jashtme dhe pritet që së shpejti të hiqet pengesa dhe termocentrali të kthehet në rrjet. Nuk do të ketë mungesë të energjisë elektrike në prodhimin e SHA EMV, sepse kapacitetet punojnë sipas planit dhe kompensohet çdo devijim i një kapaciteti të caktuar”, informojnë nga SHA EMV.
Gjatë 24 orëve të fundit janë prodhuar 17.454 MWh energji elektrike, që, sipas SH.A. EMV, i tejkalon nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël.
