Graniti kinez, i cili dyshohet se është përdorë për renovimin e shkallëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës, është bërë “mollë sherri” mes Ministrisë së Kulturës dhe kompanisë përgjegjëse për renovimin e Teatrit. Është bërë gati një muaj që kur Teatri Kombëtar është i “zhveshur” dhe ka një pamje të vrazhdë, për shkak të ndërprerjes së punimeve për renovimin e tij, e të cilat edhe më tutje nuk dihet se kur do të rifillojnë./21 Media/
