Teatri Kombëtar i Maqedonisë – Objekti 38 milionësh, çatia rrjedh gjithandej!

TË FUNDIT

As 38 milionë euro nuk mjaftuan që Teatri Kombëtar i Maqedonisë të përmbushë standardet, dhe t’u bëjë ballë reshjeve jo aq të fuqishme të shiut.

Edhe pse paralajmërohej se do të jetë çudi arkitekturale , Teatri Kombëtar i Maqedonisë  tregoi shumë mangësi, sidomos çatia e cila nuk mund t’i përballojë as shirat e pakta që e kapën Maqedoninë këtyre ditëve.

Objekti filloi të ndërtohet në fund të vitit 2009. Nga buxheti i shtetit për këtë objekt, sipas përllogaritjeve të pavarura të bazuara në dokumente zyrtare, janë ndarë afër 38 milion euro.

Në ueb faqen oficiale të Teatrit thuhet: “Teatri  është një çudi e vërtetë, një kuti magjike, zemra e së cilës – një ndër më të mëdhatë dhe më të fuqishmet në këtë pjesë të Evropës  – mundëson më shumë se sa ne kemi ëndërruar edhe në ëndrrat më të guximshme” .

Në bisedë me drejtuesit e teatrit kërkuam shpjegim se si është e mundur që objektit me vlerë aq të lartë t’i pikojë çatia?  Ata na thanë se janë përgjegjës për mirëmbajtjen e objektit, por për përgjigje rreth kësaj çështje duhet të drejtohemi te Ministria e Kulturës.

Objekti i Teatrit Kombëtar është pjese e projektit “Shkupi 2014”. Gjatë ndërtimit të tij janë lidhur më shumë se 80 marrëveshje me kompani të ndryshme , kurse janë shpenzuar më shumë se 2 miliardë denarë.

Furkan Saliu