Të vaksinohen edhe atë që kanë kaluar virusin, Filipçe: Masat e reja do të stimulojnë vaksinimin

TË FUNDIT

Lidhur me masat e reja restriktive të cilat parashohin se pa certifikatë se keni pranuar të paktën një dozë nuk do të mund të hyni në objektet hotelierike, e as të merrni pjesë në ngjarje të organizuara, ministri Venko Filipçe thotë se qëllimi i kësaj mase është të stimulohet vaksinimi i popullsisë, sepse virusi më së shumti përhapet në vende ku përqindja e të vaksinuarve është e ulët.

Ai shton se të gjitha studimet kanë vërtetuar se vaksina është i vetmi mjet i sigurt për të luftuar kundër virusit dhe se vetëm vaksinat mbrojnë nga sëmundje dhe parandalojnë komplikime të rënda shëndetësore apo vdekje. I pyetur – nëse duhet të vaksinohen edhe personat që e kanë kaluar virusin, e janë trajtuar me plazmë të gjakut, ministri me përgjigje se pa marrë parasysh metodën e trajtimit, është mirë që edhe ata të vaksinohen një muaj pas shërimit.

“Nuk kemi probleme me të vaksinuarit. Edhe në shtetet e tjera po sëmuren, po rreziku i vdekjes është për 20 herë më i ulët nëse infektohet dikush që është vaksinuar. Prandaj, të gjitha konkluzionet, studimet dhe analizat, ja edhe kjo që ndodh tek ne, është se vaksinimi është mekanizmi i vetëm, jo vetëm tek ne, por në të gjithë botën për ta ndryshuar gjendjen me pandeminë”, tha Filipçe./TV21