Të tërhiqet vendimi për shtrenjtimin e rrymës! Jovanoviq: Ne kemi rrymë më të shtrenjtë në Evropë në raport me rrogat

Must Read

Uka Aliti: Dy veturat e EVN-së u dogjën njëra pas tjetrës pas mesnate

Për djegien e veturave të EVN-së, në vendngjarje ka folur edhe shefi i Njësitit të Kundëzjarrit në...

U vihet zjarri veturave në dy pikat e EVN-së në Tetovë!

Pas mesnatës, veturave të dy pikave të ndërmarrjes energjetike EVN u është vënë zjarri. Njëra veturë gjendet...

Tetovë, treni godet një veturë, lendohen dy persona

Aksident komunkacioni në fshatin Poroj. Treni godet një veturë në një vendkalim hekurudhor. Nga aksidenti të lënduar...

Rritja e çmimit të energjisë elektrike do t’i prekë seriozisht qytetarët, veçanërisht më të varfërit, sepse pjesa më e madhe e buxhetit të tyre shkon për faturat e energjisë elektrike, thotë eksperti ekonomik Branimir Jovanoviq. Sipas tij, ajo që irriton më së shumti është se kjo bëhet për t’i plotësuar kërkesat e kompanive të mëdha të energjisë që realizojnë përfitime të larta.

- Advertisement -

“Për kë punojnë ato institucione? Për kë punon Komisioni Rregullator i Energjetikës? A punon për kompanitë monopole apo për qytetarët dhe interesin e qytetarëve? Kjo duhet të pyesim. E dyta: është shumë me rëndësi se u tha se ne kemi rrymë më të lirë në Evropë. Kjo absolutisht nuk është e vërtetë, sepse duhet ta shohim çmimin e rrymës proporcionalisht me të ardhurat e njerëzve. Ne kemi edhe rroga më të ulëta në Evropë, rroga mesatare është 400 euro në muaj. Kështu që nëse e krahasoni çmimin e rrymës te ne me pagat në vendin tonë, atëherë do të shihni se ne e kemi rrymën ndër më të shtrenjtat në Evropë” thotë eksperti ekonomik, Branimir Jovanoviq.

Jovanoviq thotë se në kushte krize, rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk është një hap i mirë dhe shprehu shpresë se vendimi do të tërhiqet. Shumë vende për të ndihmuar qytetarët kanë ulur çmimin, për shembull Sllovenia për 20% dhe Qiproja për 10%, kurse në vendin tonë vendimi merret në kushte kur kemi një qeveri teknike dhe para një feste shtetërore. Propozimi i përmendur nga kryetari i Komisionit Rregullator, Marko Bislimovski për uljen e TVSH-së së energjisë elektrike, aspak nuk është zgjidhje, pohon ai. 

- Advertisement -

“Domethënë nga një anë do ta rrisim çmimin e rrymës, kurse nga ana tjetër qytetarëve do t’u japim vauçerë që rrymën ta paguajnë më pak. Kjo është qesharake. Sipas meje, kjo është një nga vendimet më të rëndësishme ekonomike dhe sociale, të cilin e kemi pasur në këtë vend në 10-15 vitet e fundit. Unë nuk e mbaj mend të ketë pasur rritje të tillë të çmimit të rrymës. 7.4% nuk është pak fare” pohon Jovanoviq.  

- Advertisement -

Përmes një kumtese të përbashkët reaguan sindikatat dhe shoqatat, sipas të cilave vendimi për rritjen e çmimit të rrymës është skandaloz, duke kërkuar që i njëjti të tërhiqet.

“Revolton ajo që vendimi u mor gjatë krizës më të madhe, kur mijëra njerëz humbën punën ose u ishin ulur pagat. Shpjegimi i kryetarit të Komisionit Rregullator – se çmimi duhej të rritej për shkak të të ardhurave të zvogëluara të kompanive energjetike është revoltues. Përfitimet e kompanive të mëdha monopole nuk duhet të jenë para interesit publik dhe obligimit të shtetit për t’i mbrojtur qytetarët e varfër” thuhet në reagimin e sindikatave dhe shoqatave.

Ata që mburreshin me atë që e kanë mundësuar me kthimin e tarifës së lirë, sot e morën disafish, thonë nga VMRO-DPMNE-ja.

“LSDM-ja na çoi deri në shkop lypës. Në kohë të krizës me korona, kur të gjithë janë prekur në një farë mënyre nga kriza, nuk mund të ketë ndodhur katastrofë më të madhe se kjo rritje e çmimit të energjisë elektrike. Kur çdo familje lufton të mbijetojë nga e para deri në të parin e muajit, duke pasur frikë nga kriza shëndetësore, LSDM vendosi t’i pasurojë kompanitë e energjisë” tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

Me reagim doli edhe LSDM-ja. Nga kjo parti thonë se në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, çmimi i rrymës është rritur për 100%.

“Pas të gjitha dëmeve që i ka shkaktuar ndaj sistemit energjetik, përmes projekteve të dëmshme dhe kriminele, VMRO-DPMNE nuk ka kredibilitet të flasë për energjetikë. Me korrigjimin e çmimeve, Republika e Maqedonisë së Veriut ende ka një nga çmimet më të ulëta të energjisë elektrike në rajon dhe në Evropë” shkruhet në reagimin e LSDM-së.

Edhe partia RDM (DOM) kërkon të rishqyrtohet vendimi. Ata konsiderojnë se nevojitet që ESM dhe MEPSO t’i ulin shpenzimet operative të punës, kurse EVN-ja ta ulë marzhin e fitimit dhe me këtë të ketë fatura më të ulëta për energji elektrike./TV21

  • Tags
  • 1
- Advertisement -

Latest News

U vihet zjarri veturave në dy pikat e EVN-së në Tetovë!

Pas mesnatës, veturave të dy pikave të ndërmarrjes energjetike EVN u është vënë zjarri. Njëra veturë gjendet në lagjen Potok dhe tjetra...

Tetovë, treni godet një veturë, lendohen dy persona

Aksident komunkacioni në fshatin Poroj. Treni godet një veturë në një vendkalim hekurudhor. Nga aksidenti të lënduar janë B.S 22 vjeç dhe...

Vazhdojnë negociatat mes Zaevit dhe Ahmetit, ka tone optimiste, por epilog ende jo

https://www.youtube.com/watch?v=-ywSxWeMJ28&feature=youtu.be E mori mandatin për formim të qeverisë, ndërsa ende është në bisedime për të arritur shumicën...

Kapen 10 emigrantë ilegal, ishin fshehur në një kamion transportues nga Tetova

https://youtu.be/cC08DnE97Js Doganieri i doganës së Tetovës duke bërë kontrollin rutinë në kamionët të cilët kishin ardhur për...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com