Të shtunën dhe të dielën gjysmëfinalet e FA Cupës

TË FUNDIT

Këtë vikend në Angli luhen ndeshjet e gjysmëfinales së FA Cupës, garë kjo joshëse në ishull.

Gjysmëfinalet do të nisin me përballjen Reading-Arsenal, takim ky që luhet nesër prej orës 18:20.

“Topçinjtë” janë duke kaluar në formë të mirë, sepse londinezët nuk din për humbje në tetë ndeshjet e fundit.

Ndërkohë, të dielën luhet gjysmëfinalja tjetër mes Aston Villës dhe Liverpoolit.

“Reds” synojnë fitore në këtë ndeshje në mënyrë që të sigurojnë finalen të cilën duan ta fitojnë në mënyrë që ky sezon të mos jetë i dështuar.

Gjysmëfinalet e FA Cupës

Të shtunën takohen:

18.20, Reading-Arsenal

Të dielën takohen:

16.00, Aston Villa – Liverpool