Të shtënat me armë, Trump: Kjo nuk do të më ndalojë të fitoj luftën në Iran

TË FUNDIT

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pas incidentit të armatosur gjatë mbrëmjes së djeshme në darkën me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë, deklaroi se kjo nuk do ta largojë nga lufta me Iranin, megjithëse ai supozon se të shtënat nuk lidhen me konfliktin.

“Kjo nuk do të më ndalojë të fitoj luftën në Iran. Nuk e di nëse të shtënat kishin ndonjë lidhje me këtë, por bazuar në atë që dimë deri tani, vërtet nuk mendoj kështu”, tha Trump në një konferencë për shtyp pas incidentit.

Megjithatë, më herët Trump kishte thënë se “kurrë nuk i dihet” nëse sulmi mund të ketë lidhje me konfliktin në Iran. Ai theksoi se hetuesit ende po përcaktojnë motivet e sulmuesit, të cilin e përshkroi si “ujk i vetmuar”.

“CBS News” publikoi identitetin e të dyshuarit për sulmin gjatë darkës me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë, për shkak të të cilit Trump dhe zonja e parë Melania u evakuuan nga salla dhe u dërguan në një vend të sigurt.

Sulmuesi është identifikuar si një 31-vjeçar, Kol Thomas Allen.