Të shtëna në një supermarket në SHBA, të paktë 8 të vdekur, autori u fut “Live” në rrjetet sociale

TË FUNDIT

Të shtëna me armë janë shënuar në Tops Markets në Jefferson Street në Buffalo, sipas raportimeve nga mediat e huaja. 

Videot dhe fotot e publikuara në twitter tregojnë policinë duke vënë në pranga një të dyshuar, ndërsa 9 persona mësohet se janë qëlluar. NBC raportoi se kishte tetë të vdekur dhe një të plagosur në gjendje kritike. Burimet thanë se i armatosuri i dyshuar hyri në dyqan me një pushkë dhe kishte të veshur pajisje ushtarake.

Incidenti nisi të shtunën pasdite, kur oficerët e policisë u thirrën në Tops Markets në 1275 Jefferson Avenue. Kur mbërritën në vendngjarje, së bashku me shërbimet e tjera të urgjencës së shtetit të Nju Jorkut, gjetën disa viktima në tokë jashtë supermarketit dhe të tjerë brenda dyqanit.