Gjuajtje me armë në Prishtinë

TË FUNDIT

Një person është plagosur sonte në rrugën “George Bush” në Prishtinë, pasi në drejtim të tij është shtënë me armë zjarri. Është arrestuar një person i dyshuar lidhur me rastin, të cilit i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 21:00 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘George Bush’, në Prishtinë. Pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante policore, të cilat menjëherë kanë arritë të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar. Personit të dyshuar I.I, mashkull 33 vjeç, i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është lënduar, dyshohet nga arma e zjarrit”, njofton Policia.

Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin./21Media