Të punësuarit në Fejsbuk e akuzojnë kompaninë se i ka detyruar të kthehen në zyrë

TË FUNDIT

Më shumë se 200 punonjës të Fejsbukut në mbarë botën në një letër të hapur e kanë akuzuar kompaninë se i ka detyruar ata të kthehen në zyrat e tyre pavarësisht rrezikut nga koronavirusi.

Moderatorët e përmbajtjes së Fejsbukut pretendojnë se kompania i “rrezikon pa nevojë jetët e tyre për përfitim”. Ata i bënë thirrje Fejsbukut që të miratojë ndryshime në politikën e tij të biznesit që do ta lejonin atë të vazhdonte të punonte në distancë dhe përfitime të tjera, siç është bonusi për  rrezik, raporton BBC.

Fejsbuk njoftoi se shumica e nënshkruesve të letrës punojnë nga shtëpia dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë deri në fund të pandemisë.

“Ne besojmë në dialog të hapur intern, por bisedat e tilla duhet të jenë të sinqerta”, tha një zëdhënësi i kompanisë.

Fejsbuk njoftoi në gusht se punonjësit e ndërmarrjes mund të punonin nga shtëpia deri në verën e vitit 2021.