Të punësuarit e Ndërmarjes “Ekonomia e Ujërave” ende nuk e kanë marë pagën e korrikut. Bëhet fjalë për rreth 500 të punësuar. Ata druajnë se duke filluar nga nesër, nuk do të kenë më as sigurim shëndetësor. Igor Kitanoski nga Agro Sindikata, thotë se kanë kërkuar ndihmë nga Qeveria por deri tani pa përgjigje.
“Sot jemi këtu për të shprehur revoltë dhe pakënaqësi për mos pagesë të pages për muajin korrik. Edhe pse sot jemi 31 gusht dhe nga nesër fillon të rrjedhë afati për pagesën e pagës së gushtit, ne ende nuk kemi mare paga për muajin korrik. Nëse sot nuk paguhet kjo page, nga nesër punëtorët e “Ekonomizim me Ujëra” nuk do të kenë as sigurim shëndetësor”, tha Igor Kitanoski – Agro Sindikat.
Ata kërkojnë urgjentisht të gjendet zgjidhje, ose në të kundërtën, do të dalin në protesta para Qeverisë.
“Kërkojmë urgjentisht nga Qeveria, si pronar i vetëm i shoqatës aksionare “Ekonomizim me Ujëra”, të zgjidhë problemin, të gjejë mjete sa më shpejtë. Nëse në një afat të shkurtë për disa ditë nuk gjendet zgjidhje për pagesë të pagave tjera ne do të organizohemi me protesta para Qeverisë”, pohoi Kosta Malzarkov – Kryetar i Org. Sindikale të “Ekonomizim me Ujëra”.
Malzarkov thotë se ky problem ka qenë edhe vitin e kaluar ndërsa e njejta shkaktohet përshkak çmimeve të vjetra të shërbimeve të ujit, ndërsa këto çmime i përcakton bordi i drejtorëve dhe Qeveria.
Televizioni 21 kërkoi përgjigje edhe nga ndërmarrja “Ekonomia e Ujërave” edhe nga kabineti i zv.kryeministrit Fatmir Bytyqi, por nga asnjëra nuk morëm përgjigje se ku qëndron problemi. Përndryshe protesta për rritje të pagave deri tani kanë mbajtur sindikata të shumta në çdo fushë të shoqërisë.
